Aktualitet

Punimet për aeroportin e Vlorës! Mbërrijnë materialet, banorët i presin me bori

20 Nëntor 2021, 07:29 Nga DOSJA
Punimet për aeroportin e Vlorës! Mbërrijnë materialet,

VLORË– Me bori janë pritur mbrëmjen e djeshme kamionët që kishin të ngarkuar materialet që nevojiten për ndërtimin e aeroporti të Vlorës. Në fshatin Akërni të Vlorës kamionët me targa Kosove kanë qenë ngarkuar me konteiner te cilët janë parkuar në fushën ku do te nisin punimet.

Në pamjet e ndara nga ‘Top Channel’, shihet që kamionët me materiale për ndërtimin e aeroportit janë pritur nga banorët me boria makinash, si shenjë gëzimi për nga ku pritet që të nisin punimet për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar në këtë qytet.

Kryeministri Edi Rama pak ditë më parë paralajmëroi se punimet do të nisin shumë shpejt dhe tha se do të jetë një aeroport i cili do të sjellë vlerë të shtuar për vendin si dhe do të ketë kapacitete fluturimesh transoqeantike. Nisja e ndërtimeve do të bëhet me datë 28 nëntor. Kreu i qeverisë ftoi dhe deputetët e Partisë Demokratike që të ishin prezentë në këtë ditë.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aeroporti i vlores fshati akerni ne vlore kamionet ne vlore vlore aeroporti i vlores fshati akerni ne vlore kamionet ne vlore vlore

Sondazh

Poll