Aktualitet

Rritja e aplikimeve për azil, Basha: Katastrofë! Përballje frontale me korrupsionin

20 Nëntor 2021, 08:10 Nga DOSJA

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndarë me qytetarët raportin që ka të bëjë me aplikimet e shqiptarëve për azil. Duke ndarë të dhënat nga ky raport, kreu i PD-së, shkruan se një nga arsyet se përse njerëzit zgjedhin të largohen nga vendi është korrupsioni. Basha shton se masakra e 25 prillit nuk ka zgjidhur asgjë për shqiptarët, të cilët dita ditës kërkojnë azil në vendet e Europës. Më tej kryedemokrati thotë se kjo katastrofë kërkon një përballje frontale me korrupsionin, duke thyer bashkëpunimin mes politikës, krimit dhe oligarkisë.

MESAZHI I BASHËS:

Me përjashtim të një lufte civile, një nga arsyet madhore pse njerëzit largohen nga vendi i tyre është korrupsioni. Rritja e aplikimeve për azil në vendet e BE-së dëshmon edhe njëherë se masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët. Fundi i kësaj katastrofe kombëtare, kërkon një përballje frontale me korrupsionin, duke thyer bashkëpunimin mes politikës, krimit dhe oligarkisë, që ka shkërmoqur demokracinë dhe po mbyt të ardhmen e Shqipërisë duke e bërë të pajetueshme për familjet shqiptare. #vettingnëpolitikë

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike kerkesat për azil lulzim basha vettingu ne politike kerkesat për azil lulzim basha vettingu ne politike

Sondazh

Poll