Aktualitet

E rëndë në Sarandë! Aksidentohet 12-vjeçari, po drejtonte motorin

20 Nëntor 2021, 08:56 Nga DOSJA
E rëndë në Sarandë! Aksidentohet 12-vjeçari, po

SARANDË– Një i mitur ka përfunduar në spital në qytetin e Sarandës. 12-vjeçari me inicialet A.B, po drejtonte motorin u përplas po me një motor tjetër i cili drejtohej nga 27-vjeçari me inicialet A.B. I mituri është dërguar në spital pasi ka marrë dëmtime të rënda. Ai po merr ndihmën e duhur mjekësore ndërkohë që 27-vjeçari po ashtu ka marrë dëmtime. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes duke hetuar shkaqet e këtij aksidenti.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 07:45, në fshatin Xarë, Bashkia Konispol, janë përfshirë në një aksident rrugor dy motomjete që drejtoheshin nga shtetasi A.B.,27 vjeç dhe nga një i mitur 12 vjeçar me iniciale A.B.Si pasojë e përplasjes, i mituri 12 vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në spitalin e Sarandës, ndërsa shtetasi A.B.,27 vjeç, është dëmtuar lehtë.Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne sarande aksidentohet 12 vjecari sarande aksident ne sarande aksidentohet 12 vjecari sarande

Sondazh

Poll