Aktualitet

“Një i armatosur hyri në shtëpi”/ Tentativë grabitje në Tiranë, pikaset nga pronari

19 Nëntor 2021, 21:40 Nga DOSJA
“Një i armatosur hyri në shtëpi”/ Tentativë

TIRANË- Një telefonatë ka alarmuar Policinë e Tiranës pasi një familje nga Vishnja ishte vënë në shënjestër nga grabitësit. Një person, ende i paidentifikuar, është pikasur në oborrin e banesës së Sh. A. Sipas policisë dyshohet se ky person ka qenë i armatosur por sapo është vënë re nga anëtarët e familjes është larguar me shpejtësi.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 19.11.2021, në Vishnje, në oborrin e banesës së shtetasit Sh. A ka tentuar të futet një person ende i paidentifikuar, dyshohet i armatosur. Ky person është konstatuar nga pjestarët e familjes. Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, Forca e Posaçme Shqiponja dhe Shigjetat.

Nga veprimet paraprake rezulton se personi nuk është futur në banesë por është larguar me shpejtësi kur ka konstatuar se është diktuar nga pjestarët e familjes. Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës dhe po kryejnë kontrolle në ambiente të dyshuara që mund të jetë fshehur personi i dyshuar. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll