Sport

Nesër sfida e parë si kampion, Marku kryen peshimin përballë kundërshtarit francez

19 Nëntor 2021, 20:52 Nga DOSJA
Nesër sfida e parë si kampion, Marku kryen peshimin përballë

ANGLI-Më 25 shtator Florian Marku u shpall kampion bote duke triumfuar ndaj kundërshtarit, Maksim Prodan. Kur kanë kaluar thuajse 2 muaj nga ai sukses, boksieri shqiptar do të ngjitet sërish në ring ku do të duelojë ndaj francezit Jorick Luisetto.

Në këtë sfidë, që do të zhvillohet në stadiumin “SSE Arena” të Londrës, ai do të mbrojë titullin IBF International. Boksieri shqiptar duket në formë të mirë dhe synon të qëndrojë i pamposhtur (9 fitore, 1 barazim).

“Peshimi shkoi shumë mirë dhe me ndihmën e Zotit çdo gjë është gati për nesër. Jam përgatitur shumë për këtë sfidë”, shkruan Florian Marku në rrjetet sociale.

 

 

 

A post shared by Florian Marku (@florianmarku)

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport florian marku jorick luisetto florian marku jorick luisetto

Sondazh

Poll