Sport

Shprehu dëshirën për të qëndruar, pas 15 vitesh në stol Urugaji shkarkon Tabarez

19 Nëntor 2021, 20:18 Nga DOSJA
Shprehu dëshirën për të qëndruar, pas 15 vitesh në

URUGUAJI-Oscar Tabarez nuk është më trajner i Uruguait. Ish-tekniku i Cagliarit dhe Milanit, i cili u ul në pankinën e përfaqësueses Celeste që nga viti 2006, pagoi shtrenjtë katër humbjet radhazi në kualifikueset e Botërorit dhe tani rrezikon prezencën në Katar.

Federata uruguaiane ka shfajësuar Tabarezin, pavarësisht se “El Maestro”, 75-vjeç kishte treguar publikisht dëshirën e tij për të vazhduar: “Nuk do të largohem nga posti, jam profesionist, kam kontratë dhe e di çfarë duhet të bëj, disa vendime merren nga lart dhe duhen respektuar, por nuk mund të më pyesnin pas një kohe të gjatë në këtë stol, nuk do të bëj asnjë hap prapa.”

Tabarez e ka drejtuar skuadrën e Uruguait në 224 ndeshje, duke fituar 106 ndeshje, barazuar 58 e humbur 60. Në vitin 2011 ai fitoi edhe Copa America.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport tabarez uruguaji tabarez uruguaji

Sondazh

Poll