Sport

Dybala “hedh peshqirin”! Nuk do të jetë ndaj Lazios, Allegri në hall me modulin

19 Nëntor 2021, 19:59 Nga DOSJA
Dybala “hedh peshqirin”! Nuk do të jetë ndaj Lazios,

ITALI-Juventus ka publikuar listën zyrtare të skuadrës për ndeshjen e nesërme, kundër Lazios në Olimpico. Në listë nuk figuron emri i Paulo Dybala për shkak të atij dëmtimi të marrë në grumbullimin me Argjentinën.
Trajneri Max Allegri do të duhet të mbështetet vetëm te Morata, Kean dhe Kaio Jorge si sulmues në dispozicion. Trajnerit të Juventusit do t’i duhet të bëjë edhe pa Bernardeschi, i cili gjithashtu u dëmtua me kombëtaren italiane.

Prandaj është e nevojshme të kuptohet se cilin modul lojë do të adoptojë Allegri kundër Lazios. Për të kuptuar pozicionin e Federico Chiesa, i cili mund të vepronte edhe përkrah Moratas në rolin e sulmuesit të dytë ose mund ta shihnim atë në një 4-3-3, i cili megjithatë kohët e fundit është përdorur pak nga vetë Allegri. Danilo, Cuadrado, Alex Sandro dhe Bentancur, ose më mirë të gjithë amerikano-jugorët që u rikthyen vetëm dje nga angazhimet me ekipet e tyre kombëtare, janë rregullisht në dispozicion të trajnerit të Juventusit.

 

#LazioJuve, i convocati ⚫️⚪️#ForzaJuve
Powered by @bitgetglobal pic.twitter.com/l7BBQZVsut

— JuventusFC (@juventusfc) November 19, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport dybala juventus dybala juventus

Sondazh

Poll