Sport

Neymar zemëron mediat për mungesën me Argjentinën: “I dëmtuar? Ai kërcente në bare”

19 Nëntor 2021, 16:42 Nga DOSJA
Neymar zemëron mediat për mungesën me Argjentinën: “I

BRAZIL Dëmtimi i Neymar është bërë një problem i vërtetë shtetëror në Brazil. Kampioni i PSG-së në fakt ka humbur ndeshjen kualifikuese për Botërorin e “Katar 2022” kundër Argjentinës, me pretendimin e dëmtimi muskulor. Në realitet, pas këtij problemi fshihet një sfond, që i ka tërbuar mediat braziliane.

Sulmuesi është vënë në qendër të vëmendjes, jo vetëm për bëmat e tij në fushë, por edhe për ato që ndodhin jashtë saj. Këtë herë, megjithatë, “O Ney” e ka kërkuar pak. Futbollisti në fakt është parë teksa kërcente në një diskotekë në Sao Paulo me çallmë në kokë.

Të hënën, më pas, ai u kthye në grumbullim dhe u ankua për problemin muskulor. Një fakt ky që e ka tërbuar mediat vendase, veçanërisht Neton, prezantuesin e emisionit “Os donos da bola”, i cili komentoi: “A ka probleme muskulore? Ai mund të luante edhe me probleme me metatarsale”.

Brazili, në realitet ishte kualifikuar, ndaj ndeshja kundër Argjentinës kishte pak vlerë, por jo për nga prestigji. Sipas Neto, në fakt, Neymar ishte përpjekur në çdo mënyrë që të mos dilte në fushë për ndeshjen kundër ‘Albiceleste’: “Neymar kishte një ditë pushimi pas ndeshjes kundër Kolumbisë, në të cilën mund të ishte përjashtuar me karton të kuq. Ai ofendoi arbitrin, ai u ndesh me Cuadrado dhe te gjithe te tjeret. Ai mori vetëm kartonin e verdhë, por donte të përjashtohej dhe ne e kuptojmë pse.

Neymar ka të drejtë për një ditë pushim, por të martën duhej të luante kundër Argjentinës. Por, pasi ai është dëfryer në fundjavë, vjen dhe ankohet se është i dëmtuar? Gjëja e parë që duhet të bësh në fund të një ndeshje është të vesh në akull atje ku je dëmtuar, ndërsa ai shkon gjithë natën në bare. A përfaqëson ky lojtar Brazilin? Fakti që pas ndeshjes kërceu me një sombrero në kokë është mbresëlënës, askush i dëmtuar dhe me dhimbje nuk do të mund të kërcente ashtu”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ai ofendoi arbitrin braziliani deshiron barcelonen braziliani neymar donte të përjashtohej kërcente në një diskotekë kundër argjentinës kundër kolumbisë luis suarez dhe neymar junior mbresëlënës mori vetëm kartonin e verdhë ai ofendoi arbitrin braziliani deshiron barcelonen braziliani neymar donte të përjashtohej kërcente në një diskotekë kundër argjentinës kundër kolumbisë luis suarez dhe neymar junior mbresëlënës mori vetëm kartonin e verdhë

Sondazh

Poll