Sport

Tuchel mbron ‘play-makerin’ Jorginho: “Unë i besoj plotësisht atij”

19 Nëntor 2021, 17:00 Nga DOSJA
Tuchel mbron ‘play-makerin’ Jorginho: “Unë i besoj

ANGLI “Unë i besoj plotësisht personalitetit dhe karakterit të tij”. Thomas Tuchel, trajneri i Chelseas, është në krah të Jorginhos, i cili ishte në epiqendër të stuhisë, pas penalltisë së humbur me fanellën e Italisë.

“Për mua gjëja më e rëndësishme është që kur të arrijë këtu, të ndihet i sigurt. Ai e di shumë mirë se të gjithë do ta mbështesin, çfarëdo që të ndodhë jashtë”,- ka konfirmuar trajneri gjerman.

Tuchel tregon se Jorginho, është një lojtar thelbësor në tabelën e tij taktike të lojës dhe është i bindur se paraqitjet e fundit me “azzurrët” nuk do ta demoralizojnë atë.

“Ai është një nga lojtarët tanë, – shtoi menaxheri i Chelsea, – dhe është plotësisht i mbrojtur dhe i vlerësuar. Ne jemi të lumtur që ai është kthyer. Jorginho nuk është as i pari që humb një penallti të rëndësishme dhe do të jetë i fundit, kjo është e sigurt. Këto gjëra në futboll ndodhin”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “football italia” agjenti i jorginho chelsea dhe trajneri tuchel është krah jorginhos me fanellën e italisë thomas tuchel trajneri i chelseas “football italia” agjenti i jorginho chelsea dhe trajneri tuchel është krah jorginhos me fanellën e italisë thomas tuchel trajneri i chelseas

Sondazh

Poll