Sport

Gjermani/ Falsifikoi certifikatën e vaksinimit, autoritetet hetim për trajnerin…

19 Nëntor 2021, 19:28 Nga DOSJA
Gjermani/ Falsifikoi certifikatën e vaksinimit, autoritetet hetim për

GJERMANI– Probleme për Werder Bremen. Departamenti i Shëndetit paraqiti një ankesë kundër teknikut Markus Anfang pasi dyshohet se ka falsifikuar certifikatën e vaksinimit. Mbrëmjen e së enjtes, klubi njoftoi se ndaj teknikut është hapur një procedim.Dyshimet kanë lindur pasi mbrojtësi i klubit Marco Friedl doli pozitiv me COVID-19.

Departamenti i shëndetësisë donte të gjente njerëz të mundshëm që kanë pasur kontakt me lojtarin për të përcaktuar ndonjë person që do të izolohej.

Pikërisht për këtë arsye, autoritetet kontrolluan edhe të dhënat e vaksinimit dhe konstatuan një parregullsi në dokumentacionin e Anfang, i cili vetëm pak ditë më parë tha se ishte kundër detyrimit të vaksinimit.
Ndërkohë për këtë rast reagoi dhe vetë tekniku gjerman duke u shprehur: “Ashtu si çdo qytetar tjetër i bëra dy vaksinat i bëra në një qendër zyrtare vaksinimi dhe mora certifikatën përkatëse.

Më pas e digjitalizova në farmaci dhe natyrshëm supozova se gjithçka do të ishte në rregull. Shpresoj shumë që çështja të zgjidhet shpejt”, ishin fjalët e 47-vjeçarit.Falsifikimi i dokumenteve në Gjermani mund të dënohet me gjobë apo edhe me burgim.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport gjermani werder bremen gjermani werder bremen

Sondazh

Poll