Sport

Agjenti serb tremb Lazion dhe Taren:Savic në një klub të madh! Juve? Një nder…

19 Nëntor 2021, 19:11 Nga DOSJA
Agjenti serb tremb Lazion dhe Taren:Savic në një klub të madh!

ITALI-Serbia arriti kualifikimin për në Kupën e Botës Katar 2022, ndërsa tani Milinkovic-Savic është fokusuar në objektivat e Lazios dhe të ardhmen e tij. Lojtari pëlqehet në Itali dhe në shumë klube të Europës dhe agjenti i tij, Mateja Kezman ka folur për të ardhmen e klientit të tij. “Me gjithë respektin për Lazion, Milinkovic-Savic është një lojtar për një klub të madh. Juventus? Do të ishte një nder”.

Në të kaluarën, mundësia e një lamtumire nga mesfushori ka ndeshur me kërkesat e presidentit të Lazios, Claudio Lotito, por kontaktet kanë vazhduar gjithmonë: “Të them të drejtën, ka pasur pak bisedime serioze me Juventus-in,” ka zbuluar Kezman për TuttoJuve.com.

“Jam i sigurt se së shpejti do të jetë koha për të jetuar një aventurë të re dhe ëndrra të reja. Juventus, për mendimin tim, është ende një klub i madh dhe mendoj se është një nder për këdo për të luajtur në atë klub. Do të shohim”.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport juventus lazio milinkovic-savic juventus lazio milinkovic-savic

Sondazh

Poll