Sport

Ndeshja e parë si kundërshtar, Spalleti për tifozët e Interit: Shpresoj të mos më…

19 Nëntor 2021, 13:24 Nga DOSJA
Ndeshja e parë si kundërshtar, Spalleti për tifozët e

ITALI-Luciano Spalletti rikthehet në “Giuseppe Meazza” për herë të parë si kundërshtar i Interit. Tekniku i Napolit pret një pritje të ndryshme nga ajo që iu rezervua në Romë.

“Shpresoj që të mos më fishkëllejnë, nuk ka ndonjë arsye pse ta bëjnë. Në fund të fundit diçka të mirë kam bërë edhe unë aty. Po, kampionatin e fitoi Conte. I bëj komplimentet e mia, por ndonjë tullë në atë grup e vendosa edhe unë, nuk besoj se e kanë harruar”, ka thënë Spalletti për “Corriere dello Sport”.

Pra, në funksion të ndeshjes së madhe që do të luhet ditën e dielë në Meazza, Spalletti nuk harron të shkuarën dhe pretendon disa merita në rritjen e Interit dhe gjithashtu në fitoren e titullit kampion me Conten në krye.

Disa fjalë nga tekniku toskan si për të konfirmuar se ka dhënë kontributin e tij në projektin e zikaltërve dhe për të ushqyer shpresat për të mbetur paksa në zemrat e tifozëve të Interit pasi riktheu klubin në Champions League.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport inter napoli spalleti inter napoli spalleti

Sondazh

Poll