Sport

Pogba, Manchester United i zbulon vendimin e papritur mesfushorit francez

19 Nëntor 2021, 12:58 Nga DOSJA
Pogba, Manchester United i zbulon vendimin e papritur mesfushorit francez

ANGLI-Aventura e Paul Pogba te Manchester United mund të konsiderohet e përfunduar. Çuditërisht, pas disa muajsh lëvizjeje për të rinovuar kontratën, këtë herë ishte klubi anglez që u tërhoq.

Kështu shkruan Marca, sipas së cilës, në fakt, United do të kishte vendosur të ndërpresë negociatat për rinovimin e francezit dhe për pasojë do ta linte të largohej në qershor si lojtar i lirë. Problemet e ndryshme fizike kanë patur një rol të rëndësishëm në këtë vendim dhe Marca këmbëngul se qëndrimi i Pogbasë në “Old Trafford” është një mundësi që përjashtohet.

Ky lajm mund të sjellë një mundësi të artë për të gjithë klubet që interesohen për francezin, ku përfshihet edhe Reali i Madridit me Florentino Perez që është gati të përmbushë çdo dëshirë. Nuk duhet harruar as Juventus, një dashuri e mesfushorit francez që kaloi periudhën më të bukur të karrierës së tij.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport manchester united paul pogba manchester united paul pogba

Sondazh

Poll