Sport

Shokuese/ Abuzime seksuale dhe drogë! Gazetari zbulon të fshehtat e Ligue 1

19 Nëntor 2021, 12:51 Nga DOSJA
Shokuese/ Abuzime seksuale dhe drogë! Gazetari zbulon të fshehtat e

FRANCË-Ka nga të gjitha, nga abuzimet seksuale të 400 futbollistëve të rinj tek një rrjet droge ku përfshihet edhe një lojtar i kombëtares franceze. Janë këto sekretet që zbulon Romain Molina, një gazetar dhe shkrimtar i njohur.

Akuzat e Molinës janë rrëqethëse: nga dhuna ndaj qindra fëmijëve në qendrat stërvitore, përfshirë ato të Ligue 1, deri te referenca jo shumë e fshehtë për një lojtar i kombëtares franceze që shpërndan substanca narkotike të ndaluara dhe merret me kontrabandë sendesh me vlerë. Gazetari foli edhe për lojtarët e PSG që shpesh tymosin nargjile para ndeshjeve në ndeshjet në transfertë. Përsa i përket lojtarëve, janë dy emra që spikasin: Elye Wahi, sulmues i Montpellier, që ka detyruar disa shokë skuadre që të masturbohen para tij, duke i kërcënuar se do ti rrihte

Një bombë që nëse konfirmohej, do të fuste në kaos të gjithë skenën e futbollit francez. Duke iu rikthyer abuzimeve, Molina i referohet trajnerëve që kanë vazhduar të ushtrojnë rregullisht profesionin e tyre pavarësisht se kanë qenë në dijeni të fakteve të kryera prej tyre.

Por nuk mjafton, sepse zbulimet e Molinas janë vetëm maja e ajsbergut, madje vetë gazetari ka sqaruar: “Nuk jeni gati për ato që do të publikoj në mars dhe prill.”

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport france ligue 1 psg romain molina france ligue 1 psg romain molina

Sondazh

Poll