Sport

Florian Marku mund të bëhet baba gjatë ndeshjes…

19 Nëntor 2021, 10:00 Nga DOSJA
Florian Marku mund të bëhet baba gjatë ndeshjes…

ANGLI – Florian Marku përjeton ndjesinë se bashkëshortja e tij mund të lindë gjatë kohës kur ai të jetë duke boksuar me Jorick Luisetto në SSE Arena të shtunën në mbërmje.

Ylli shqiptar synon të vazhdojë rrugëtimin e tij drejt fitimit të titullit botëror në peshën e lehtë dhe shprehet i lumtur dhe optimist për këtë sfidë të rradhës. “Jam vërtet shumë  i lumtur”, tha Marku në konferencë për media.

Boksi është jeta ime, njerëzit nuk e kuptojnë këtë por është e vetmja gjë që më bën të lumtur”.

“Tani që po flasim, gruaja ime është shtatzënë në muajt e fundit të shtatzënisë, kështu që mund të lind tani, nesër ose ditën tjetër”.

“Shpresoj të mos lind të shtunën sepse s’do të jem në gjendje ta shoh atë, por jam i lumtur që gjendem këtu”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport bashkeshortja' boks florian marku ndeshja bashkeshortja' boks florian marku ndeshja

Sondazh

Poll