Aktualitet

Seks dhe prostitucion me 13-vjeçaren, arrestohen kryeinspektori e tutori në Sarandë

19 Nëntor 2021, 11:56 Nga DOSJA

SARANDË- Një tjetër skandal seksual ka ndodhur në Sarandë, ku një 13-vjeçare është abuzuar seksualisht nga oficeri i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë. Pas një hetimi një mujor nga prokuroria e Sarandës policia ka vënë në pranga punonjësin e policisë Petraq Rako, 63 vjeç dhe bashkëpunëtorin e tij Stefan Koloi 62 vjeç.

Të dy autorët janë arrestuar në flagrancë në vendin e siguruar nga Stefan Koloi, ku shfrytëzonte për prostitucion të miturën 13-vjeçare. Policia ka sekuestruar 2 automjete, 4 aparate celularë, një sasi vlere monetare e dyshuar si e përfituar nga veprimtaria kriminale.

Njoftimi i policisë:

Në funksion të procedimit penal të vitit 2021 të regjistruar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë, mbi bazën e akteve referuese të Komisariatit të Policisë Sarandë, pasi gjatë hetimeve në kuadër të këtij procedimi penal kanë dalë të dhëna për implikim të një punonjësi policie, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë në bashkëpunim me SHÇBA, më datë 18.11.2021 është finalizuar me sukses Operacioni “Shfrytëzuesit”, ku janë arrestuar në flagrancë shtetasit: • Kryeinspektor P. R., 63 vjeç, punonjës policie Trup Shërbimi në PKK Rrips; • S.K., 62 vjeç, banues në fshatin Xarrë, Konispol. Pas një hetimi një mujor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të mësipërm, pasi shtetasi S.K. ka shfrytëzuar për qëllime përfitimi shtetasen e mitur L.H., 13 vjeçe, duke përshtatur një ambjent për shfrytëzimin e prostitucionit të kësaj shtetaseje. Punonjësi i policisë P.R. është arrestuar në kushtet e flagrancës, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur në ambjentet e përshtatura nga shtetasi S.K.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
– 2 automjete;
– 4 aparate celularë;
– një sasi vlere monetare e dyshuar si e përfituar nga veprimtaria kriminale
– është vendosur sekuestro konservative ndaj ambienteve të përshtatura për ushtrimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Materialet proceduriale të arrestimit në flagrancë të shtetasve të mësipërm do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzim i prostitucionit”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Abuzimi seksual i 13-vjeçares në Sarandë, banori: Lokalin e ka mbyllur, vinin gra

FOTO/ Stefan Koloi bënte tutorin e 13-vjeçares në Sarandë

Publikohet foto-ja/ Ky është polici që abuzoi me të miturën 13-vjeçare

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet abuzimi me 13 vjecaren ne sarande operacioni shfrytëzuesit petraq rako shçba stefan koloi abuzimi me 13 vjecaren ne sarande operacioni shfrytëzuesit petraq rako shçba stefan koloi

Sondazh

Poll