Aktualitet

‘Toyota Auris’/ Basha kundërsulm: Sa poshtë ka rënë Berisha, riciklon akuzat e Ramës

19 Nëntor 2021, 18:14 Nga DOSJA
‘Toyota Auris’/ Basha kundërsulm: Sa poshtë ka

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur flakë për flakë akuzës së ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me dosjen e ashtuquajtur “Toyota Yaris”. Me anë të një postimi të bërë në rrjetin e tij social “Twitter”, Basha ka publikuar një video të Berishës me kryeministrin Edi Rama, të cilët në harkun kohor të një jave e kanë akuzuar për të njëjtën gjë.

DEKLARATAT NË VIDEO:

I keqardhur sa poshtë ka rënë Sali Berisha që riciklon akuzat e Edi Ramës. Sali Berisha me asnjë trillim nuk do ta bunkerizojë PD për interesat e tij personale. PD është dhe do të jetë përjetë aleate e SHBA dhe askush nuk mund ta shndërrojë në mburojë të interesave personale! pic.twitter.com/PgA6l5QfXb

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) November 19, 2021

Edi Rama: Toyota Yaris Lulzim se e përmende pse nuk shkon në Belgjikë. Sa herë të kanë ftuar? Se nuk shkon…

Sali Berisha: Ti shkon me dy dosje po aq të rëndë. Me dosjen Muzin dhe Toyta Auris.

Krahas videos, Basha shkruan se ndjen keqardhje me nivelin e akuzave që Berisha ngre ndaj tij, duke e akuzuar se riciklon akuzat e Ramës.

“I keqardhur sa poshtë ka rënë Sali Berisha që riciklon akuzat e Edi Ramës. Sali Berisha me asnjë trillim nuk do ta bunkerizojë PD për interesat e tij personale. PD është dhe do të jetë përjetë aleate e SHBA dhe askush nuk mund ta shndërrojë në mburojë të interesave personale!,”-shkruan Basha në postimin e tij.

Dosja e 3,4 milionë eurove “cash” të kapura në Portin e Durrësit në qershor 2018, brenda dy automjete që vinin nga Belgjika u kthye në një betejë mes palëve politike. Ishte kryedemokrati Lulzim Basha ai që denoncoi paratë në Kuvend, pak ditë para se të kapeshin duke akuzuar kreun e Grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla si të përfshirë në këtë çështje.

Akuzat, socialisti i cilësoi si shpifje duke ngritur padi ndaj tij për shpifje dhe dekonspirim të operacionit. Pikërisht kjo deklaratë ndryshoi planet e operacionit kriminal të Alfred dhe Elvis Vladit, dy të akuzuar për dosjen. Makinat supozoheshin të niseshin nga porti Ankonës por devijuan rrugën dhe u nisën nga porti i Barit.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike 3.4 mln euro ne toyota auris edi rama lulzim basha sali berisha toy 3.4 mln euro ne toyota auris edi rama lulzim basha sali berisha toy

Sondazh

Poll