Aktualitet

Rama jep “Medaljen e Artë” për nxënësit që mbarojnë gjimnazin me 10 absolute

19 Nëntor 2021, 10:14 Nga DOSJA
Rama jep “Medaljen e Artë” për nxënësit që

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u ka ndarë medlaje nxënësve që kanë mbaruar shkollën e mesme me dhjeta absolute. I pranishëm edhe vetë në ceremoni, kreu i qeverisë tha se ëndrrat janë gjëja për të cilën duhet sakrifikuar në jetë.

Ermonela Jaho dhe Lionel Messi janë dy personat që të rinjtë duhet të kenë shembull në jetë për faktin se kushtet e evështira ekonomike dhe as gjendja shëndetësore nuk i ndaloi që të mbërrinin aty ku janë sot. Rama bëri edhe batuta gjatë dhënies së medaljeve. Ajo që i bëri më shumë përshtypje ishte fakti që fjalime mbanin djemtë që merrnin medalje dhe jo vajzat.

Për ta, Rama tha që siç duket kishin marrë urdhër nga nënat e tyre që t’i falenderonin. Një nga studentet nisi të qajë gjatë marrjes së medaljes teksa rrëfeu se pengu më i madh i saj ishte fakti që jo për fajin e saj, nuk kishte arritur të studionte për Mjekësi të përgjithshme.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

VD-Studentja në lot para Ramës: S’realizova ëndrrën time. Kryeministri: Ç’ndodhi

VD-Djemtë s’i ndalin falenderimet, Rama: Çuna mami, kanë marrë urdhër…e mora mësysh

‘Frika’ e nxënësve, Rama: Mos kini merak se jam unë mbrapa, si bodyguard

“Erdhën zgjedhjet e u kujtuat”, Kushi: Shaka që më ngeli në mendje

Rama-nxënësve ekselentë: Ermonela Jaho dhe Leo Messi shembujt që do ndiqni

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore

Sondazh

Poll