Sport

WTA: “Qartësi për ‘çështjen’ Peng, ose stop marrëdhënieve me Kinën”

19 Nëntor 2021, 10:54 Nga DOSJA
WTA: “Qartësi për ‘çështjen’ Peng, ose

KINE – ‘Rasti’ Peng Shuai trondit botën e tenisit. WTA ka kërcënuar se do të largohet nga Kina pas “zhdukjes” së tenistes, e cila pasi akuzoi ish-zv.kryeministrin Zhang Gaoli, i cili ka të kryejë marrëdhënie seksuale me detyrim, nuk ka asnjë lajm që nga fillimi i nëntorit.

Ditët e fundit, Peng i kishte dërguar një letër WTA-së, në të cilën ajo i cilësoi akuzat për përdhunim si “të rreme” dhe deklaroi se nuk ishte në rrezik, por në shtëpi duke pushuar. Shoqata profesioniste e tenisit për femra ka dyshime të forta për vërtetësinë e kësaj letre.

“Ne jemi plotësisht të përgatitur që të tërheqim bizneset tona dhe të përballemi me të gjitha komplikimet që do të pasojnë,”- tha Steve Simon, numri një i WTA, duke folur në CNN. “Sepse akuzat për përdhunim janë më të rëndësishme se biznesi.”

Peng Shuai, ish numri një i botës në ndeshjet dyshe, akuzoi në rrjetet sociale ish-zv.kryeministrin Zhang Gaoli, i cili nga viti 2013 deri në vitin 2018 ishte një nga politikanët më të fuqishëm të Kinës, se e detyroi të bënte seks, para se ajo të bënte me të dashurin e saj.

Ky pretendim u postua më 2 nëntor në llogarinë zyrtare të tenistes në Weibo (një ekuivalent kinez i Twitter). Që nga 4 nëntori, Kina kishte bllokuar çdo referencë për këtë mesazh që i atribuohej Peng Shuai-t, për të cilën nuk ka më asnjë lajm që atëherë.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ‘rasti’ peng shuai akuzat për përdhunim do të largohet nga kina ish-zv.kryeministrin zhang gaoli pas “zhdukjes” së tenistes të tërheqim bizneset tona ‘rasti’ peng shuai akuzat për përdhunim do të largohet nga kina ish-zv.kryeministrin zhang gaoli pas “zhdukjes” së tenistes të tërheqim bizneset tona

Sondazh

Poll