Sport

Strakosha titullar ndaj Juventusit, ndërkohë e pret Newcastle

19 Nëntor 2021, 10:44 Nga DOSJA
Strakosha titullar ndaj Juventusit, ndërkohë e pret Newcastle

ITALI – Tomas Strakosha është në skadencë kontrate me Lacion dhe ndoshta në janar mund të jetë ora për t’u larguar nga Seria A, madje zërat e parë të merkatos janë për një largim drejt Premier League, ku ka interesa nga Newcastle.

Me sa duket ai që e mori para disa vitesh në Serinë A dhe i dha shumë mundësi duke e promovuar, drejtori sportiv, Igli Tare, nuk ka më interes për rinovimin me portierin e kombëtares kuqezi.

Vlerësimi i skuadrës së sheikëve me pseudonimin“Qymyrxhinjtë” ndaj Strakoshës është aq i madh, sa ata kërkojnë që ta mbyllin që në janar këtë marrëveshje, për të mos rrezikuar që në verë të hapet një ankand, duke qenë se Strakosha do të mund të firmoste kudo me parametëra zero, Njukasëlli është gati që të paguajë një grusht milionash dhe ta bëjë të vetin atë me çdo kusht.

Në përfundim të ndeshjes me Andorrën, i pyetur për zërat rreth një transferimi në Angli, Strakosha i mohoi ato duke thënë: “Asgjë nuk është e vërtetë mbi merkaton, pasi jam i përqendruar te Lacio.

Jam profesionist dhe do të respektoj fanellën e Lacios deri në ditën e fundit të kontratës sime. Më mungon vazhdimësia, e kuptoj e ndjej, dua të marr sërish vendin e titullarit dhe të shoh pastaj çfarë do të ndodhë”, përfundonte ai.

Ndërkohë ditën e djeshme “The Times” konfirmoi këmbënguljen e skuadrës angleze të Njukasëllit për të blerë portierin shqiptar. Gardiani kuqezi ka kontratë deri në fund të sezonit me Lacion dhe akoma nuk ka një marrëveshje për rinovimin.

Lacio do të presë nesër në “Olimpiko” Juventusin, në orën 18:00, dhe praktikisht formacioni për sfidën e radhës do të jetë i diktuar nga mjekët e klubit të cilët po luftojnë me kohën për të rimëkëmbur të dëmtuarit. Pepe Reina ka një problem në muskulin e parakrahut dhe me shumë mundësi spanjolli nuk do ia dalë, duke i hapur kështu vendin Strakoshës për të qenë titullar.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport lazio newcastle thomas strakosha lazio newcastle thomas strakosha

Sondazh

Poll