Politike

Marshim për Mateon, Nikolla: Jam këtu si nënë, dënimi me vdekje s’është gjë e duhur

19 Nëntor 2021, 08:50 Nga DOSJA
Marshim për Mateon, Nikolla: Jam këtu si nënë, dënimi

TIRANË– Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla tha para kamerave se mori pjesë në marshimin për Mateo Vasiun, 8-vjeçarin e vrarë nga Klodian Çalamani si nënë e qytetare. Nga sheshi “Skënderbej” ajo tha se Parlamenti po adreson një ligj që lidhet me regjistrin e dhunuesve të fëmijëve. 

“Përfshirja ime është përfshirja e një nëne, e një qytetare e krye parlamentares për të adresuar këtë problem shumë të rëndë. Secili prej nesh e përjeton dhimbjen humbjen e një fëmijë, sikur të ishte humbja e fëmijës tim. Vetëm kështu mund të bëhemi bashkë për të parandaluar fenomene të tilla.  Si institucion jemi në një moment të rëndësishëm. Parlamenti do të punojë, por do ta përdore këtë moment edhe për të pasur një proces shterues nga pikëpamja ligjore. Ligjet duhen zbatuar, por duhet një ndërgjegjësim qytetar i komuniteteve, që të denoncojnë dhunë.  Jam në dijeni, këta janë momente të forta emocionale, patjetër Shqipëria është pjesë e BE, dhe sinqerisht unë nuk mendoj që ky dënim dhe kthimi pas në këtë vendim do të jetë gjëja e duhur. Ka shumë momentet të tjera, por janë vendimmarrje që nuk duhen marrë në emocione të forta. Parlamenti po adreson një ligj që lidhet me regjistrin e dhunuesve,”- tha Nikolla. 

LAJM KRYESOR: VD-Vrasja e Mateos! Qytetarët marshojnë në sheshin ‘Skënderbej’, u bashkohet Nikolla

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lindita nikolla marshim per vrasjen e mateos mateo vasiu lindita nikolla marshim per vrasjen e mateos mateo vasiu

Sondazh

Poll