Politike

Meta takon Ministrin e Austrisë, e falenderon për suportin në integrimin europian

19 Nëntor 2021, 12:19 Nga DOSJA
Meta takon Ministrin e Austrisë, e falenderon për suportin

TIRANË – Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta u takua ditën e sotme me Ministrin për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Michael Linhart.

Kreu i Shtetit vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve, marrëdhëniet dhe miqësinë e fortë mes dy popujve, si dhe theksoi mbështetjen e tij për përmirësimin edhe më tej të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve gjithashtu me fokus në turizëm, arsim e kulturë, si dhe rritjen e investimeve austriake në Shqipëri.

Ai e ka falenderuar gjithashtu Austrinë për mbështetjen që i jep vazhdimisht vendit tonë por edhe rajonuit në procesin e Integrimit Europian duke theksuar sidomos hapjen e bisedimeve për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë e Veriut dhe liberalizimin e vizave me Kosovën.

;

“Prita sot në një takim të ngrohtë Ministrin për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Sh.T.Z. Michael Linhart.
Vlerësova bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve, marrëdhëniet dhe miqësinë e fortë tradicionale mes dy popujve, si dhe shpreha vullnetin për nxitjen e tyre në fushën ekonomike, tregtare, në turizëm, arsim e kulturë, si dhe rritjen e investimeve austriake në Shqipëri. E falenderova Ministrin Linhart për mbështetjen e sinqertë dhe shumë të rëndësishme, që Austria vazhdon t’i japë Shqipërisë dhe të gjithë rajonit në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian, posaçërisht në hapjen e bisedimeve të pranimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut dhe liberalizimin e vizave me Kosovën”, shkruan Meta

Michael Linhart është takuar pak më herët me Ministren e Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ku mbajtën një konferencë të përbashkët. Xhaçka e kosnideroi vizitën tregues të vëmendjes që Austria i kushton Shqipërisë dhe rajonit dhe theksoi kontributin e tyre për sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë rajonit sidomos mbështjen që Austria i ka dhënën Shqipërisë në procesin për integrimin europian.

LAJMI KRYESOR: VD/ Xhaçka me ministrin austriak: Angazhimi i BE me BP, i domosdoshëm

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta takon ministrin austriak michael linhart olta xhacka ilir meta ilir meta takon ministrin austriak michael linhart olta xhacka

Sondazh

Poll