Politike

Berisha drejt përjashtimit? Deromemaj: Basha e tha 6 herë me ton të lartë

18 Nëntor 2021, 21:53 Nga DOSJA
Berisha drejt përjashtimit? Deromemaj: Basha e tha 6 herë me ton

TIRANË– Kryetarja e degës së Partisë Demokratike në Vlorë, Genc Deromemaj ka bërë me dije detaje lidhur me takimin e zhvilluar dje me kryedemokratin Lulzim Basha. Në fjalën e tij, i ftuar në emisionin “Log”, ai u shpreh se në mbledhje nuk ishin 71 kryetarë degësh, sikur njoftoi sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi, por vetëm 51. Kjo pasi 20 prej tyre kishte vendosur bojkotimin. Më pas, drejtuesi i degës së Vlorës tha se nga 51 të pranishmit, që morën fjalën, pro Lulzim Bashës ishin vetëm 9 dhe 30 të tjerë heshtën.

“Në mbledhje kanë marrë pjesë 51 kryetarë dege nga 71 në total. 20 kanë refuzuar të marrin pjesë në mbledhjen e kolegjit të kryetarëve. Nga ne që morëm fjalën dhe kundërshtuam ishim 8, 9 veta morën fjalën dhe ishin pro Bashës. 30 të tjerë heshtën,”- tha ai.

Po ashtu, Genc Deromemaj pohoi se Lulzim Basha ua përsëriti gjashtë herë se nëse thyhen vendimet e Kryesisë, pra nëse shkojnë në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha do të përjashtohen.

“Kjo pjesa e kërcënimit, nuk i kam lexuar, zoti Basha na e kujtoi këtë nenin 27 nja 5-6 herë edhe para se të mbyllnim mbledhjen na e përsëriti me ton më të lartë. Në prezencën time zoti Basha nuk ka kërcënuar kurrë ndonjë demokrat, ata që ka kërcënuar janë vetëm kundërshtarët tanë politikë dhe fundi i tyre ne e dimë.Do të na përjashtojë nga partia jonë? Nëse kjo do të ishte zgjidhja, tërhiqem unë,”– tha ai.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike basha me kreret e degeve genc deromemaj basha me kreret e degeve genc deromemaj

Sondazh

Poll