Politike

‘Unë të fëlliq!’/ Veliaj përplaset me gazetarin: Punon për një trafikant droge (VD)

19 Nëntor 2021, 15:13 Nga DOSJA
‘Unë të fëlliq!’/ Veliaj përplaset me gazetarin:

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është përplasur sërish me një gazetar. Bëhet fjalë për gazetarin e “Ora News”, Isa Myzyraj, i cili ka shkuar për të ndjekur aktivitetin për mbledhjen e pemëve me disa konsuj të huaj. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, Veliaj përplaset me gazetarin, duke e akuzuar se merr para nga një trafikant droge, duke sulmuar pronarin e televizionit, Ylli Ndroqi. Ndërkohë që gazetari kërkon të afrohet pranë tij, Veliaj dëgjohet teksa thotë në shqip: Ej, do pushosh do rrish urtë. Material Legenash! Po unë edhe në anglisht të fëlliq ty!

DEBATI I PLOTË MES VELIAJT DHE GAZETARIT:

Erion Veliaj: Si nuk ke turp!

Gazetari Isa Myzyraj: Unë jam gazetar!

Erion Veliaj: Si i thua prindërve të tu që punon për një trafikant droge. Punon për një trafikant droge…

Gazetari: A ke turp që sillesh kështu me median? Kur ishit në opozitë ju thonit që të gjithë qytetarët duhet të shpronësohen me çmimin…Unë jam gazetar zotëri!

Erion Veliaj: Po si nuk ju vjen turp, keni fëmijë për të rritur

Gazetari: Dua të marr zotin Veliaj për ta pyetur për interesat e qytetarëve.

Erion Veliaj: Puno për trafikantin e drogës, do mbaroj punën time

Isa Myzyraj: Edhe unë po bëj punën time. Më kthe përgjigje për pyetjet e mija.

Erion Veliaj: Është gjithë banda jonë?

Gazetari: Përveç medias

Erion Veliaj: E di sa koka ka prerë Ylli Ndroqi para teje, ti je i dhjeti. Ti je lecka e radhës

Gazetari: Unë nuk kam punë me Ylli Ndroqin. Unë jam gazetar.

Erion Veliaj: Të të vijë turp që jeton me lekë droge. Të të vijë turp

Gazetari: Çfarë jam unë?! Jam gazetar zoti Veliaj.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike erion veliaj isa myzyraj veliaj zihet me gazetarin erion veliaj isa myzyraj veliaj zihet me gazetarin

Sondazh

Poll