Politike

Tabaku takon Ministrin austriak: Kushtet për BE paplotësuar, negociatat monitoruese

19 Nëntor 2021, 12:21 Nga DOSJA
Tabaku takon Ministrin austriak: Kushtet për BE paplotësuar,

TIRANË – Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Jorida Tabaku takoi ditën e sotme me Ministrin e Jashtëm Austriak, Michael Linhart të cilin e falënderoi për mbështetjenqë i kanë dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit europian, si dhe ndihmën gjatë tërmetit të 26 nëntorit dhe pandemisë Covid-19.

Tabaku theksoi se integrimi europian është një proces, i cili kërkon një strukturë përgjegjëse dhe për këtë qeveria shqiptare nuk ka menduar asgjë gjatë këtyre viteve, duke mos dedikuar asnjë buxhet për të. Sipas saj, Bashkimi Europian duhet të nisë negociatat me Shqipërinë, jo për faktin se janë përmbushur kushtet, por si një mjet monitorimi për vendin.

Me ministrin e Jashtëm të Austrisë, Tabaku është ndalur edhe tek numri i lartë i azilkërkuesve nga Shqipëria duke thënë se është rritur ndjeshëm numri i tyre. Një temë tjetër e cila u diskutua gjatë takimit është numri i lartë i azilkërkuesve nga Shqipëria. Ky ishte dhe shqetësimi i ngritur nga ministri i brendshëm austriak, gjatë vizitës së tij në shtator të këtij viti. Ajo shtoi se ligji i propozuar nga qeveria “Për të huaj” i jep mundësinë shumë qytetarëve nga vende të treta të përdorin vendin si urë kalimi drejt Shqipërisë.

Michael Linhart  është takuar më herët me Ministren e Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ku mbajtën një konferencë të përbashkët. Xhaçka e kosnideroi vizitën tregues të vëmendjes që Austria i kushton Shqipërisë dhe rajonit dhe theksoi kontributin e tyre për sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë rajonit sidomos mbështjen që Austria i ka dhënën Shqipërisë në procesin për integrimin europian. Më pas ai zhvilloi një takim me Presidentin Ilir Meta ku fokusi u vendos tek rritja e bashkepunimit mes dy vendeve. Meta e falenderoi për mbështetjen e dhënë në procesin e integrimit europian.

LAJMI KRYESOR: VD/ Xhaçka me ministrin austriak: Angazhimi i BE me BP, i domosdoshëm

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ilir meta jorida tabaku michael linhart olta xhacka ilir meta jorida tabaku michael linhart olta xhacka

Sondazh

Poll