Politike

Këlliçi: Ndarja e PD-së me gjykatë? Tallja më e madhe për demokratët

18 Nëntor 2021, 21:52 Nga DOSJA
Këlliçi: Ndarja e PD-së me gjykatë? Tallja më e madhe

TIRANË – Ish-kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi e trajtoi dallimin mes kuvendeve të 11 dhe 18 dhjetorit si dy zgjedhje mes “kryetar i vulës, ose kryetar i të rinjve”. Në studion e “Të Paekspozuarit”, Këlliçi e konsideron ndarjen e PD-së në gjykatë si “tallja më e madhe për demokratët”.

“Unë isha përpara dy zgjedhjeve, o do isha kryetar i vulës, o do isha me njerëzit që kanë gjashtë vjet që janë në terren, të isha kryetar i të rinjve, prandaj zgjodha të jem kryetar i njerëzve, i të rinjve, jo i vulës, vula është burokraci. PD i është shmangur vullnetit të njerëzve, vullnetit të frymës së tillë politike.Uroj që kjo përçarje të mos shkoj në Gjykatë, se do të ishte tallja më e madhe që do ti bëhej demokratëve ë 30 vite histori”, u shpreh Këlliçi.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike belind kelliçi frpd kuvendi i 11 dhjetorit kuvendi i 18 dhjetorit belind kelliçi frpd kuvendi i 11 dhjetorit kuvendi i 18 dhjetorit

Sondazh

Poll