Politike

Lobimi rus, Topalli: Mund të ketë ndikuar Muzin te Rama për ‘non gratën’ e Berishës?

18 Nëntor 2021, 20:38 Nga DOSJA
Lobimi rus, Topalli: Mund të ketë ndikuar Muzin te Rama për

TIRANË – Ish-kryetarja e Kuvendit të PD-së Jozefina Topalli aludon se proçesi i hetimit të liderit aktual të PD-së Lulzim për lobim rus mund të ketë çuar te shpallja ‘non grata’ e Sali Berishës nga SHBA-ja. Në studion e “Të Paekspozuarit”, Topalli tregoi se si lobisti Nikolas Muzin nuk dërgoi dëshmi për lobimin rus në Shqipëri nga frika se mund të inkriminohej. Prokuria e pushoi çështjen ndaj Bashës me proçedurë, por ajo dyshon më pas se Muzin mund të ketë komunikuar me njerëz të afërt të Ramës për të ndikuar në Departamentin Amerikan të Shtetit që të shpallë ish-kryeministrin Berisha ‘non grata’.

TOPALLI: Lulzim Basha, sipas dosjes, kishte hapur një firmë në Skoci, në bazë të secilit ishte regjistruar me dy emra rus, do kalonin dhjetëra mijëra dollarë, që s’duhej të bëheshin të ditur që vinin nga Lulzimi për PD-në. Në fakt nga PD-ja nuk dinin gjë, ishte një proçedurë Kjo bëhej nga familja e tij. Nick Musin ishte lobisti, u hap një proçes në Ministrinë e Drejtësisë të SHBA-së. Këta këtu i kërkuan Nik Muzinit i kërkuan dëshmi për ngjarjen e ndodhur. Ai vonoi se kërkoi garanci për mosinkriminim në ngjarjen e ndodhur. Media nuk e nxori, por jo në linjë të parë. Prokuroria e mbylli me proçedurë. A dimë ne, a kemi pyetur nëse Nikolas Muzin ka dëshmuar dhe ka shkuar pranë njerëzve të Ramës dhe të mos ketë ndikuar te shpallja e Berishës ‘non grata’?”, bëri me dije Topalli.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike berisha non-grata lobimi rus i pd lobimi rus ne pd lulzim basha berisha non-grata lobimi rus i pd lobimi rus ne pd lulzim basha

Sondazh

Poll