Politike

“Katër vjet zihesh me Braçen?”, Gjata debat me Salianjin: Do vazhdosh të kakarisësh?

18 Nëntor 2021, 21:52 Nga DOSJA
“Katër vjet zihesh me Braçen?”, Gjata debat me

TIRANË- Deputeti Ervin Salianji ka debatuar me Çlirim Gjatën në lidhje me dy datat e vendosura për Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Të ftuar në emisionin ‘Open’, Gjata i është drejtuar Salianjit, duke i thënë “do vazhdosh të kakarisësh?”

Nga ana tjetër, Salianji kërkoi që biseda të zhvillohej pa epitete të tilla, ndërkohë që Gjata, teksa i ka kujtuar konfliktin e tij të fundit me Erion Braçen në Parlament, e ka pyetur nëse 4 vitet e tij të opozitë do të vijonin pa epitete.

Aldo Bumçi: Ka bërë 360 gradë gjithçka që e ka kërkuar, vjen momenti, nuk con në fitore. Deklaratat e tij janë shenjë e thellë e krizës. Nuk kemi asnjë problem si parti. Thelbi është, Lulzim Basha nuk i prin më kësaj partie. Ka një projekt, i 11 dhjetorit që përfshin Bashën si pjesë e rëndësishme e ekipit. Fjala e tij është përjashtim.

Salianji: Është një maskim i situatës që sot të diskutohet për Lulzim Bashën. Kjo u diskutua pas 25 prillit. Ai u zgjodh nga demokratët, edhe me mbështetjen e Berishës. Tani, pasi u zgjodh kryetari i PD, edhe duke i pasur kostot e mëparshme, me një pjesë të mbledhjeve të kryesisë, Bumçi ka qenë kritik ndërsa të tjerët kanë qenë duke e duartrokitur. Ka ndodhur vetëm një vendimmarrje ndryshe. Tani vijmë e themi që është interes personal, por ka vetëm një gjë. PD nuk mund t’i bëjë luftë SHBA. Kur shkon dhe do të bësh kërkesë në gjykatë, shkon në protokoll jo tek gjyqtari që njeh.

Gjata: Do vazhdosh të kakarisësh? Më lër të flas.

Salianji: Me qetësi.

Gjata: A të flas?

Salianji: E keni ves dhe në foltore dhe pa epitete se kam shumë epitete.

Gjata: Po mor po, më lër të flas tani. Katër vjet në opozitë kështu do rrinë këta? Të bëjnë gallatë. Të zihet Salianji me Braçen.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aldo bumci çlirim gjatën ervin salianji aldo bumci çlirim gjatën ervin salianji

Sondazh

Poll