Politike

Bardhi: Nuk ka dy Kuvende paralele të PD-së, Berishës nuk i intereson partia

18 Nëntor 2021, 20:57 Nga DOSJA
Bardhi: Nuk ka dy Kuvende paralele të PD-së, Berishës nuk i

TIRANË- Sekretari i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se nuk ka asnjë Kuvend paralel, por vetëm ai që do të mbahet më 18 dhjetor. I ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, Bardhi u shpreh se ish-kryeministri Berisha është kundër interesit të PD-së, pasi po mban një qëndrim përçarës.

“ Gjatë takimit mbrëmjen e djeshme janë dhënë informacione se eksponentë kriminalë janë përfshirë në mbledhjen e firmave. A janë të përfshirë për llogari të Ramës që kërkon t’i fryjë zjarrit të përçarjes duhet të sqarohet. Në Elbasan ky grup kriminal është përfshirë në mbledhjen e firmave. Berisha duhet të distancohet nga ata. Me akuzat drejt meje qesh, por deri në momentin që prek familjen time. Do të merrem në rrugë ligjore. Nuk ka asnjë Kuvend paralel. Ka patur një kërkesë të Berishës për mbledhjen e Kuvendit. Doli një datë e shpallur nga ai. Sipas statutit tonë duhet të bëhet kërkesa 1 muaj para. Në vend që firmat dhe kërkesat të dorëzoheshin sipas procedurës, doli Berisha dhe tregoi disa tufa me letra. Dhe ndodhi shfaqja qesharake ku mbyllën në kasafortë firmat. Kam dalë më shumë se 3 ditë duke bërë thirrje që të respektohej vullneti i këtyrë delegatëve. Në momentin që kjo nuk ndodhi, kryetari i PD-së i propozoi kryesisë mbledhjen e Kuvendit. Qendrimi i Berishës është përçarës. Ishte kamufluar pas idesë për demokratizimin e PD-së, por në momentin kur ti shpall të paligjshëm instuticionët e PD-së, Berisha vendosi të dalë kundër. Sot është përballë interesit të PD-së. Në këtë moment është duke dëmtuar më shumë se kushdo tjetër interesin e PD-së”, tha ai.

Bardhi nuk e përjashtoi mundësinw e përjashtimit të Berishës nga PD-ja nëse do të vazhdojë me qëndrimin e tij përçarës.

“Çdo anëtar që synon të përçaje PD-së, vetëpërjashtohet nga partia. Nuk është në tagrin e kryetarit apo timin përjashtimi i Berishës, por e institucioneve. Që pas shpallës nga SHBA non grata ka pasur një proces të gjatë 3-mujor bisedimesh dhe negociatash. Ka patur një kërkesë nga partnesërt tanë për distancim dhe përjashtim. Qëndrimi i PD-së ishte mbështetje ndaj Berishës por duhej një zgjidhje që të kënaqte edhe partnerët tonë. Përgjigja që ka pasur Berisha ka qenë nuk më intereson partia por vetëm dinjiteti personal i imi. Kur ne kemi përpara dikë që thotë këtë atëherë përgjegjësia jonë është të mbrojmë dinjitetin e demokratëve”, tha ai.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gazment bardhi kuvendi kombetar i pd sali berisha gazment bardhi kuvendi kombetar i pd sali berisha

Sondazh

Poll