Politike

“Kuvendi i 11 dhjetorit do rithemelojë PD-në”, Këlliçi: Hera e parë në 30 vjet

18 Nëntor 2021, 20:26 Nga DOSJA
“Kuvendi i 11 dhjetorit do rithemelojë PD-në”,

TIRANË – Ish-kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi beson se kuvendi i 11 dhjetor (kuvendi i delegatëve) i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha do të rithemelojë Partinë Demokratike.

Në studion e “Të Paekspozuarit”, Këlliçi shtoi se 280 anëtarë të FRPD-së i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së Berishës për mbajtjen e kuvendit të PD-së në 11 dhjetor.

“Ka vetëm një kuvend Kombëtar të PD-së të datës 11 dhe ka një antikuvend të datës 18 dhjetor. Unë mbaj përgjegjësi për firmat e Forumit Rinor, që kanë 5%, që i bie 280 delegatë të PD-së. Do të ketë kuvend të datës 11 dhe atë ditë do të ketë rithemelim të PD-së, një kuvend transparent ku dominon Komisioni i verifikimit të Mandateve, kuvendi i parë në 30 vite që është thirrur nga delegatët.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike frpd kuvendi i 11 dhjetorit kuvendi i 18 dhjetorit frpd kuvendi i 11 dhjetorit kuvendi i 18 dhjetorit

Sondazh

Poll