Politike

“Pati presion dje në mbledhje”, Këlliçi: Kuvendi i 11 dhjetorit do e ketë kuorumin

18 Nëntor 2021, 20:48 Nga DOSJA
“Pati presion dje në mbledhje”, Këlliçi: Kuvendi i

TIRANË – Ish-kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi foli në emisionin “Të Paekspozuarit” rreth mbledhjes së djeshme të kryetarëve të degëve të PD-së me kryedemokratin Lulzim Basha. Ai tregoi se ka patur përpjekje për intimidimin e tyre. Sipas Këlliçit, nga 71 kryetarë degësh morën pjesë vetëm 51 kryetarë, ndërsa 20 të tjerë e bojkotuan. Nga 51 kryetarë degësh, 9 u shprehën pro kuvendit të datës 18 dhjetor dhe 8 të tjerë u shprehën kundër.

Këlliçi beson se Kuvendi i 11 dhjetor i thirrur nga Sali Berisha do të kalojë kuorumin 50%+1.

Në lidhje me mbledhjen e djeshme, nga 71 kryetarë, dje kanë qenë vetëm 51. Njëzetë kryetarë e kanë bojkotuar, tetë e kanë kundërshtuar hapur, nëntë prej tyre kanë qenë pro tij dhe pjesa tjetër ka heshtur. Ka patur tentativë për të intimiduar pjesëmarrësit në takim, por disa kryetarë degësh nuk e kanë pranuar kongresin e kryesisë, do të marrin pjesë në atë të datës 11 dhjetor. 

Shumica ditën e djeshme është shprehur dje, në dakordësi për 18, por interesante do të jetë se sa njerëz do të mund të sjellin. Është presion i kotë, deri në ditën e Kuvendit. Ka 7600 delegatë në PD. Nuk besoj se do të ketë 100% pjesëmarrje, por jam i bindur se kuorumi 50+1 do të jetë”, deklaroi Këlliçi.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll