Politike

“Doja ta kapja me thasët me para”, Flamur Noka tregon pse goditi Arben Keshin: Doja përballje, kishim informacione

17 Qershor 2019, 19:01 Nga DOSJA
“Doja ta kapja me thasët me para”, Flamur Noka tregon pse

TIRANË– Ish-deptueti, Falmur Noka i cili ka qenë i derguar i Partisë Demokratike në fushatën e 2017 në Dibër ka treguar përplasjen me Arben Keshin. I ftuar në “5 pyetjet” nga Ilir Babaramo, në Report Tv, ka thënë se  donte që të kapte Keshin me thasët me para, pasi kishte informacione se shpërnaheshin lekë në fushatë nga PS. 

Kishim informacione nga banorë të zonës nga qytetarë të Maqellarës, cdo ditë që intimitoheshin dhe kërcënoheshin nga ky Arben Keshi, shefi i komisariatit Robert Ago, kush nuk pranonte blerjen, ishin dy persona, zyrtarë të lartë të shtetit, i vrëtetojnë përgjimet. Ju dëgjoni Arben Keshin, por është edhe Ago, që kishte shkura derë më derë dhe paguanin para dhe kush nuk pranonte këta e kërcënonin. Kam pasur atë ditë disa qytetarë me vete dhe doja ti ballafaqoja pse i kërcënoni? Ata kërkonin që ti ballafaqonim pasi u kërcënuan nga këta dy persona. Dhe unë isha i detyruar ti kontaktoj. Kisha një informacion se thasët me para i kishte në makinë dhe e pranon edhe vetë ai se iku për dy minuta, se mund ta kishim kapur me thasët me parë. Kishte mes banorëve dhe njërit prej ushtarëve të këtyre që merrej me shit blerjen e votave. Incident normal sikur ndodh në fushatë. Isha dëshmitar i kësaj maskarade. Atë ditë dolëm se kishim informacion se kishte thasë me para. Më pas shefi i komisariatit u gradua, ndërsa për këtë Keshin nuk kam informacion. Në përgjime te tjera del se këta të dy kishin të gjithë zonën në patronazh për kanabisin” thotë ai.

Gazeta Gjermane “Bild” ka publikuar sot 16 përgjime në lidhje me dosjen 184. Bisedat telefonike të publikuara nga Peter Tiede, mësohet se janë zhvilluar në 2017 para dhe gjatë ditës së votimit për zgjedhjet lokale. Në përgjime janë kapur disa eksponent të PS, drejtora rajonal, deputet e ish-minsitra, por dhe vet kryeministri Edi Rama. Në telefonat e përgjuara dëgjohen zërat e Ramës, Gjiknurit, Pjerin Ndreut, Artan Gaçit, Arben Keshi, Sali Skura etij. Pas këtij lajmi ka reaguar dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila ka nisur hetime për nxjerrje të sekretit hetimor, ndërsa Rama nxit për të nxjerrë të vërtetën deri në fund.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 16 pergjimet e bild arben keshi blerja e votave ne diber dosja 184 flamur noka 16 pergjimet e bild arben keshi blerja e votave ne diber dosja 184 flamur noka

Sondazh

Poll