Politike

Mbledhja e kryesisë së LSI-së, Kryemadhi: Përfshirja e kriminelëve në zgjedhje u faktua

17 Qershor 2019, 18:09 Nga DOSJA
Mbledhja e kryesisë së LSI-së, Kryemadhi: Përfshirja e

TIRANË- Kryetarja e LSI  ka zhvilluar sot një takim me kryesinë e partisë ku është diksutuar për përgjimet e publikuara nga “Bild”. Në fjalën e saj me strukturat Kryemadhi ka thënë se situata politike është tepër e rëndë dhe  se përgjimet e fundit treguan se zgjedhjet janë tërësisht legjitime.

Për këtë gjë, numri një i LSI kërkon largimin e Edi Ramës. “Rama eshte shkaku sepse deshtoi hapja e negociatave per anetaresim ne BE. Kriminalizimi zgjedhjeve,i qeverisjes dhe korrupsioni i cfrenuar bllokuan integrimin. Largimi i Rames detyrim per te shpetuar Shqiperine nga kaosi. Percarja dhe konflikti i eger eshte synimi i vetem i Edi Rames”, është shprehur Kryemadhi.

FJALA E PLOTË

Situata politike eshte teper e rende. Shkaku i vetem i nje krize te tille te shumeanshme eshte Rama dhe rilindja. U provua hapur se Rama eshte kryeminister ilegjitim. U provua totalisht se zgjedhjet jane ilegjitime. U provua 100% vjedhja dhe manipulimi i zgjedhjeve. Edi Rama personalisht ne krye te masakres zgjedhore. Doreheqja e menjehershme e Rames e pashmangshme. Perfshirja e krimineleve u faktua katerciperisht. Blerja e votave damka e pashlyeshme e rilindjes. Kercenimet me vendin e punes per votat praktike e piset e rilindjes. Edi Rama kurre më nuk mund te administroje zgjedhje.

Rama eshte shkaku sepse deshtoi hapja e negociatave per anetaresim ne BE. Kriminalizimi zgjedhjeve,i qeverisjes dhe korrupsioni i cfrenuar bllokuan integrimin. Largimi i Rames detyrim per te shpetuar Shqiperine nga kaosi. Percarja dhe konflikti i eger eshte synimi i vetem i Edi Rames. Opozita eshte me e vendosur se kurre qe te mos beje asnje hap pas ne luften e saj per rikthimin e votes se lire dhe per te pastruar rrenjesisht vendin nga krimi i organizuar,trafikantet dhe korrupsioni pa fre. Qendresa e opozites eshte shpetimi i vetem perball qeverise dhe parlamentit te kriminalizuar.

Gazeta Gjermane Bild” ka publikuar sot 16 përgjime në lidhje me dosjen 184. Bisedat telefonike të publikuara nga Peter Tiede, mësohet se janë zhvilluar në 2017 para dhe gjatë ditës së votimit për zgjedhjet lokale. Në përgjime janë kapur disa eksponent të PS, drejtora rajonal, deputet e ish-minsitra, por dhe vet kryeministri Edi Rama. Në telefonat e përgjuara dëgjohen zërat e Ramës, Gjiknurit, Pjerin Ndreut, Artan Gaçit, Arben Keshi, Sali Skura etij. Pas këtij lajmi ka reaguar dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila ka nisur hetime për nxjerrje të sekretit hetimor, ndërsa Rama nxit për të nxjerrë të vërtetën deri në fund.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 16 pergjimet e bild blerja e votave ne diber edi rama monika krymedhi 16 pergjimet e bild blerja e votave ne diber edi rama monika krymedhi

Sondazh

Poll