Politike

Vrasja e 8-vjeçarit te Siguria, opozita: Turp, para dhimbjes ju ndal diçka?!

18 Nëntor 2021, 15:33 Nga DOSJA
Vrasja e 8-vjeçarit te Siguria, opozita: Turp, para dhimbjes ju ndal

TIRANË – Vrasja e 8-vjeçarit Mateo Vasiu nga Klodian çalamani ka përplasur anëtarët e mazhorancës dhe opozitës në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë. Deputetët e Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji dhe Luan Baçi kritikuan mazhorancën se nuk interesohet për një ngjarje kaq tragjike, por për buxhetin e 2022-shit. Ata kërkuan thirrjen e drejtuesve të policisë së Fierit për ngjarjen makabër të ndodhur para dy ditësh. Me këtë propozim u bashkua dhe deputeti socialist Xhemal Qefalia.

Megjithatë kryetari i Komisionit të Sigurisë dhe deputeti socialist Nasip Naço kërkoi që përfaqësuesit e opozitës të mos përdornin fatkeqësinë e familjes Vasiu për të bërë politikë.

Më pas u kalua projektbuxheti kalohet nen për nen dhe deputetët e mazhorancës u larguan duke ngjallur pakënaqësinë e opozitës për injorimin e vrasjes së 8-vjeçarit Vasiu.

DEBATI NË KOMISIONIN E SIGURISË

Alibeaj: Ne nuk mund të bëjmë sikur s’ka ndodhur asgjë. A e kanë bërë detyrën institucionet qeveritare? Policia nuk është më policia e komunitetit por policia kundër komunitetit, është policia krah për krah kriminelit. Të vobektin e lë në fatin e vet. Fatkeqësia i ka ndodhur tjetërkujt, por secili nga ne ka përgjegjësi për të shkuarën dhe për të tashmen.

Qefalia: Nuk ka ndasi për këtë rast. Të thirrim drejtuesit rajonalë të Fierit apo drejtuesit e shtetit.

Baçi: Turp t’ju vijë juve. Me forcën e kartonit mund të bëni çdo gjë.

Salianji: Problemi në këtë vend është se këto ngjarje duhet të parandalohen dhe nuk janë institucionet të shkojnë të ngushëllojnë. Kemi përdite vrasje pa autor.

(Kalohet nen për nen projekbuxheti i 2022)

Alibeaj: Domethënë e miratuat buxhetin. Për juve përgjegjshmëria njerëzore kjo është. Ikni vidhni sa më shumë, jetët e shqiptarëve shkojnë nën dhe. Juve vetëakuzoheni. Vraponi neni 1, neni 2. Para parasë nuk ju ndal askush. Por para dhimbjes ju ndal diçka?

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike alibeaj ervin salianji klodian çalamani komisioni i sigurise mateo vasiu projektbuxheti i vitit 2022 alibeaj ervin salianji klodian çalamani komisioni i sigurise mateo vasiu projektbuxheti i vitit 2022

Sondazh

Poll