Aktualitet

Sherr mes dy komshinjve në Lezhë/ Policia arreston 64-vjeçarin

18 Nëntor 2021, 13:44 Nga DOSJA
Sherr mes dy komshinjve në Lezhë/ Policia arreston 64-vjeçarin

LEZHË-  Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 64-vjeçar dhe po procedon penalisht një shtetas tjetër.

64-vjeçari me iniciale L.K gjatë një konflikti të çastit ka gjëlluar me armë gjahu fqinjin e tij në fshatin Rrilë, Lezhë. Policia arriti në vendngjarje para se situata të përkeqsohej duke arrestuar 64-vjeçarin dhe sekuestruar armën e gjahut.

Gjithashtu shtetasi M. J banor në fshatin Rrilë po procedohet penalisht, pasi dyshohet se ka prerë pemë dekorative.

Njoftimi i policisë:

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes dy shtetasve.

Qëlloi me armë gjahu në drejtim të fqinjit, pa i shkaktuar lëndime, pas një konflikti të çastit, vihet në pranga 64-vjeçari.

Sekuestrohet arma e gjahut me municion luftarak.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit së në fshatin Rrilë, Lezhë, 2 fqinjë po konfliktoheshin me njëri-tjetrin dhe se njëri prej tyre kishte qëlluar me armë gjahu në drejtim të fqinjit tjetër, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Falë reagimit në kohë u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit L. K., 64 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë.

Ky shtetas, pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me një armë gjahu në drejtim të shtetasit M. J., banues në Rrilë, pa i shkaktuar lëndime.

Gjithashtu, u procedua penalisht dhe shtetasi M. J., për veprën penale “Prerja e drurëve dekorativë dhe frutorë”, pasi dyshohet se ka prerë pemët dekorative në pronësi të shtetasit L. K., në fshatin Rrilë, Lezhë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 64-vjecari qellon me arme fqinjin etij arrestohet 1 person ne lezhe policia lezhe 64-vjecari qellon me arme fqinjin etij arrestohet 1 person ne lezhe policia lezhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Nëntor 2021, 09:47

Qeveria del në Evropë me maskat që nuk i njeh BE

ITALI– Kryeministri Edi Rama dhe një pjesë e kabinetit të tij kanë shkuar në Itali, për të zhvilluar një vizitë zyrtare, ku edhe ka marrë një pjesë të min...