Politike

VD-Mandati i pakufizuar i prokurorëve të SPAK, Manja: Kërkesa është legjitime

18 Nëntor 2021, 12:20 Nga DOSJA
VD-Mandati i pakufizuar i prokurorëve të SPAK, Manja: Kërkesa

TIRANË– Ministri i Drejtëtsisë, Ulsi Manja e quan si kërkesë legjitime, kërkesën e prokurorëve të SPAK për mos kufizimin e mandatit të tyre. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ai u shpreh se e kanë marrë kërkesën e tyre e se do ta diskutojnë.


‘ Po, prokurorët e SPAK kanë kërkuar të mos ketë kufizim të mandatit të tyre. Ne e kemi marrë kërkesën, ky përcaktim është i fiksuar në kushtetutë, nëse do duhet të ulet me drejtuesit do të ketë ndërhyrje në Kushtetutë. Ata janë prokurorë, sot janë në SPAK, nesër do jenë sërish prokurorë. Kërkesa e tyre në vlerësimin tim është legjitime, është cështje që pret, jemi të hapur për ta diskutuar.’– u shpreh Manja.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ulsi manja vkm 18 nentor 2021 ulsi manja vkm 18 nentor 2021

Sondazh

Poll