Politike

Olta Xhaçka përgënjeshtron “The Times”: I njëjti lajm i vjetër fals, jam e zhgënjyer

18 Nëntor 2021, 09:45 Nga DOSJA
Olta Xhaçka përgënjeshtron “The Times”: I

TIRANË – Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar nëpërmjet rrjetit social twitter lidhur me një shkrim të gazetës britanike “The Times” duke e përgënjeshtruar lajmin.

Gazeta shkruan se emigrantët do të mbahen në Shqipëri si pjesë e një plani për të sjellë të ardhurit në mënyrë të paligjshme jashtë Britanisë së Madhe brenda shtatë ditëve dhe e gjithë kjo do të kushtonte 100,000 £ për azilkërkues.

Ministrja Xhaçka ka reaguar duke thënë se kjo nuk është diçka e re por thjesht habitet që e shikon një lajm të tilë të pavërtetë në një gazetë prestigjoze si The Times. Ajo thotë se ata as nuk e dinë që ajo është femër dhe jo mashkull dhe se është e zhgënjyer më cilësinë e medias britanike.

Same old fake news this time in the front page of a respected paper as The Times!
And btw I am not a “he” but a “she” who has always admired the quality of British media. Sad. pic.twitter.com/UVcaiGt3N3

— Olta Xhaçka?? (@xhacka_olta) November 18, 2021

“I njëjti lajm i vjetër fals por këtë herë në faqen e parë të një gazete prestigjoze si The Times. Dhe meqë ra fjala unë nuk jam një “ai”, por një “ajo” e cila gjithmonë e ka admiruar cilësinë e medias britanike. E trishtë“, shkruan ajo në twitter.

(m.k/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike e përditshmja britanike “the times” ministrja e jashtme olta xhaçka olta xhacka olta xhacka minstre e jashtme e përditshmja britanike “the times” ministrja e jashtme olta xhaçka olta xhacka olta xhacka minstre e jashtme

Sondazh

Poll