Politike

Rikthimi i dënimit me vdekje? Deputetja Koti: Reagova emocionalisht, si nënë

17 Nëntor 2021, 22:21 Nga DOSJA
Rikthimi i dënimit me vdekje? Deputetja Koti: Reagova emocionalisht, si

TIRANË- Deputetja Sorina Koti ka folur në lidhje me deklaratën që ka bërë dije në momentin që ka marrë vesh për vrasjen e 8-vjeçarit në Fier, për të cilën kërkoi rikthimin e dënimit me vdekje.

E ftuar në emisionin ‘Open’, ajo u shpreh se reagimi i saj ishte emocional dhe reagimi i një nëne. Ajo gjithashtu u shpreh se është në dijeni që rikthimi i dënimit me vdekje në vend është një formë penalizimi për Shqipërinë.

“Ndëshkimi me vdekje është një formë penalizimi për Shqipërinë nëse do të rikthehet. Por dje kanë qenë në Kuvend, në momentin që kam marrë lajmin për humbjen e jetës së vogëlushit Mateo. Nuk e kam parë veten si deputete, por si nënë, që i është prekur fëmija e saj. Reagimi i parë ka qenë si një qytetarejhe dhe nëne. Jam akoma e mbushur dhe tej mase e prekur sepse kur je nënë, e mendon sikur gjithçka do i ndodhë familjes tënde, kështu që jam në një situatë të të qenit vendimmarrës në Kuvend dhe të qenit qytetare. E di që është reagim emocional ,” tha Koti.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike mateo vasiu sorina koti vritet i mituri ne fier mateo vasiu sorina koti vritet i mituri ne fier

Sondazh

Poll