Politike

Debate në Komision, Xhaferaj: Gledis Nano të raportojë për vrasjen në Fier

18 Nëntor 2021, 10:21 Nga DOSJA
Debate në Komision, Xhaferaj: Gledis Nano të raportojë për

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Ferdinat Xhaferaj ka komentuar në Komisionin e Sigurisë, vrasjen makabre të 8 vjeçarit Mateo Vasiu nga Klodian Çalamani në Fier. Ai kërkoi dëgjesë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nanon, të cilit i kërkon informacion në lidhje me këtë ngjarje të rëndë. Sipas Xhaferajt, kjo ngjarje mund të ishte parandaluar nëse Çalamani do të ishte mbajtur nën kontroll.

Është detyra jonë si komision sigurie të kërkojmë informacion tek policia sa herë ka shkuar inspektori i zonës! Duhet të thërritet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, për të raportuar, sepse është një nga rastet që mund të parandalohet, personi duhet të ishte në mbikqyrje. Nga ana tjetër deputetët e mazhorancës kërkuan që mos të politizoj kjo ngjarje kaq e rëndë dhe t’i lënë institucionet që të bëjnë punën e tyre.‘- u shpreh Xhaferaj.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ferdinant xhaferaj gledis nano vritet i mitur ne fier ferdinant xhaferaj gledis nano vritet i mitur ne fier

Sondazh

Poll