Politike

Basha: Kapja e shtetit në nivelin më të lartë në rajon, duhet vetting në politikë

18 Nëntor 2021, 07:36 Nga DOSJA

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se kapja e shtetit nga pushtetarët e lidhur me oligarëkët ka arritur nivelin më të lartë në rajon. Teksa ka ndarë grafikun që tregon nivelin e rritjes së presionit të kapjes së shtetit, Basha shkruan në një postim të bërë në rrjetet sociale se nevojitet vettingu në politikë në mënyyrë që shteti të mos jetë më në duart e një pakice të vogël njerëzish.

Kryedemokrati shton se vettingu sjell pastrimin e institucioneve nga të gjithë ata kanë abuzuar me pushtetin, kanë paralizuar demokracinë dhe kanë shkatërruar ekonominë e familjeve shqiptare.

POSTIMI:

Kapja e shtetit nga pushtetarët e lidhur me oligarkët, ka arritur nivelin më të lartë në rajon, duke dëmtuar tregun, duke rritur çmimet e vrarë vende pune. Prandaj, edhe këtë vit, projekt-buxheti po miratohet për t’u dhënë thelat oligarkëve dhe thërrimet qytetarëve. Që shteti të mos jetë në duart e një pakice të vogël njerëzish, që ekonomia të jetë konkurruese dhe sipërmarrësit e ndershëm të jenë të lirë të krijojnë mirëqenie, na nevojitet vettingu në politikë. Për pastrimin e institucioneve nga të gjithë ata që, duke abuzuar me pushtetin, kanë paralizuar demokracinë dhe kanë shkatërruar ekonominë e familjeve shqiptare.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha vetingu në politikë lulzim basha vetingu në politikë

Sondazh

Poll