Politike

Mbledhja me kryetarët e degëve të PD-së, zbulohen disa prej kritikave ndaj Bashës

17 Nëntor 2021, 21:44 Nga DOSJA
Mbledhja me kryetarët e degëve të PD-së, zbulohen disa prej

TIRANË – Mbledhja e kryetarit të PD-së Lulzim Basha me kryetarët e degëve të PD-së është shoqëruar me kritika nga radhët e këtyre të fundit ndaj kryedemokratit. Ata kanë shprehur se do të marrin pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha. Disa prej tyre janë shprehur kundër Bashës se po shkel statutin e PD-së.

Anton Pjetërnikaj, kryetar i degës së PD në Paskuqan

Pjetërnikaj: I pari që keni shkelur statutin jeni ju. Ju nuk keni pyetur asnjë forum për vendimet. Ju keni përçarë partinë. Kuvendi i datës 11 dhjetor është i demokratëve. Çdo thirrje tjetër është përçarje. Po përçani partinë. Është detyra juaj që ta zgjidhni këtë ngërç. Të gjithë delegatët me një përjashtim të papërfillshëm kanë firmosur formularët. Dhe Kuvendi do të mbahet më 11 dhjetor. Ju nuk jeni në gjendje që të mbushni mendjen e demokratëve se kush ka të drejtë. Dhe të drejtë ka shumica nga e cila ne dhe ju jemi zgjedhur.

Agron Loka, kryetar i PD Fushë Krujë

Loka: Do të respektoj verdiktin e delegatëve. Kam firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në datën 11 dhjetor.

Fetah Hasani, Dega 1 Tiranë

Hasani: Mbi 80 % kanë firmosur nga Dega 1.  Ne jemi zgjedhur nga antarët e kuvendit dhe duhet të jemi me ato. Është përçarë PD.  Dr. Berisha ka bërë thirrje dhe e gjithë antarsia do shkojë më dt 11. Teoria e përjashtimi që u hodh nga një koleg dhe vendimi i kryesisë dëmton PD.  Duhet gjetur një zgjidhje nga ju që të kemi një kuvend ku të bashkohemi për të mirën e PD. 

Kryetari i degës së PD-së së Vlorës, Genc Deromemaj për mediat

Deromemaj: Mbledhja u zhvillua në lidhje me Kuvendin e thirrur nga Kryesia e PD për datën 18 dhjetor. Ky Kuvend tashmë është zgjidhur dhe vendimin e kanë marrë delegatët me të drejtë vote në gjithë Shqipërinë. Diskutimet e tjera nuk kanë vlerë. Kjo se vendimi i delegatëve prevalon mbi çdo lloj strukturë tjetër organizative në PD.

Nëse përjashtimi im i mundshëm apo kolegëve të mi do të sjellë të mirën e PD-së, le të bëhet. Unë do shkoj në Kuvendin e thirrur nga delegatët, që punojnë në degët tona. 

Arben Miza, kryetari i degës së PD-së në Devoll

Miza: Unë nuk kam përfituar asgjë në kohët kur Berisha ka drejtuar. Jo vetëm që nuk jam kërcënuar,  por as thirrur të marrë pjesë në Foltore. E kam ndjer si detyrim nga anëtarësia që të jem i pranishëm në Foltore.  Dhe firmëtarët kanë qënë të lirë të firmosin vetë për mbajtjen e Kuvendit në datë 11. Kolegji i Kryetarëve duhej të ishte thirrur për diskutim, para se të thirrej Kryesia. Kryesia se ka përjashtuar Kuvendin e datës 11dhjetor, por data 18 e vendosur nga Kryesia ka stimuluar çoroditje. Statutin e zbatoni sipas interesave tuaja personale. Na keni përmendur me forcë se s’ka Kuvend. Por unë do të marrë pjesë në Kuvendin e datës 11.

Marrë nga “Syri.net”

LAJMI KRYESOR: Krerët e degëve në seli për Kuvendin, Basha paralajmëron Berishën: Do përjashtohesh!

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike foltorja e berishes lulzim basha foltorja e berishes lulzim basha

Sondazh

Poll