Politike

VD-Shqipëria vend azilantësh, Manja: Spekulim, nuk trajtojmë hallexhinjt e Anglisë

18 Nëntor 2021, 12:16 Nga DOSJA
VD-Shqipëria vend azilantësh, Manja: Spekulim, nuk trajtojmë

TIRANË– Ministri i Drejtësëi, Ulsi Manja hodhi poshtë pretendimet e medias ‘The Times’ se Shqipëria do të kthehet në një vend azilantësh, për emigrantët që tentojnë të shkojnë në Angli. Sipas mediave të huaja, ato do të strehohen në Shqipëri deri në momentin që do marrin përgjigje. Mirëpo, Manja i hodhi poshtë këto pretendime duke i quajtur mashtrime dhe spekulime.


‘Sot kaluam një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Irlandës së Veriut për personat e dënuar. Kjo marrëveshje thjeshton procedurat për transferimin e personave të dënuar, përfituesit janë autoritetet gjyqësore nga të dy vendet por dhe personat e dënuar. Më lejoni të ndaloj, ka pasur sot në disa media se kjo marrëveshje përfshin transferimin e të gjithë refugjatëve, sikur Shqipëria do të trajtojë këto refugjatë. është spekulim i pastër mediatik, ka të bëjë me bashkëpunimin në fushën e çështjeve penale dhe jo me trajtimin e hallexhinjve ne Angli apo vende të tjera të botës, si vend për strehimin e refugjatëve. Shqipëria nuk ka dhe nuk ka pasur bisedime. Ne as nuk jemi në bisedime dhe as nuk do jemi kurrë në bisedime për kamp refugjatësh.’‘- u shpreh Manja.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ulsi manja ulsi manja

Sondazh

Poll