Politike

‘5 kishin shqetësime’/ Bardhi: Ja kush ishin krerët e degëve të PD që u ‘sqaruan’

17 Nëntor 2021, 20:25 Nga DOSJA
‘5 kishin shqetësime’/ Bardhi: Ja kush ishin krerët e

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka përmendur me emër të 5 krerët e degëve të Partisë Demokratike që sipas tij në mbledhjen e sotme me kryedemokratin Lulzim Basha kishin “shqetësime”. Gjatë prononcimit të tij për mediat, Bardhi përmendi krerët e degëve në: Fushë Krujë; Vlorë; Devoll; Paskuqani dhe Dega 1 Tiranë.

PJESË NGA PRONONCIMI:

Pyetje: Zoti Bardhi po thoni se paralajmërimi i Lulzim Bashës ka qenë vetëm për të përjashtuar Sali Berishën?

Gazment Bardhi: Edhe njëherë dua të ndaj me ju mesazhin nga mbledhja e kolegjit të kryetarëve, ishte mesazh bashkimi. Cilido që në këto dy muaj i ka fryrë zjarrit të përçarjes, demokratët e kanë te qartë që nuk është në interesin e Partisë Demokratike dhe në interesin e demokratëve, është vetëm në interesin e atij që është duke e bërë. Prandaj lajmi i mirë sot është që në 18 dhjetor ora 11.00 në Pallatin e Kongreseve, zhvillohet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, çdo anëtar i Kuvendit Kombëtar dhe demokratët do të kenë mundësi për të folur, për të dialoguar dhe për t’u bërë bashkë në të vetmin mision që kemi, rrëzimin e një orë e më parë të regjimit të Edi Ramës.

Pyetje: Ju thatë që ishin 5 kryetarë degësh që kanë hapur probleme. Kush janë këta 5 kryetarë degësh?

Gazment Bardhi: Besoj ishte evidente. Ishin 5 kryetarë degësh që dolën në deklaratën tuaj për shtyp, pra Kryetari i Degës së Partisë Demokratike Vlorë, Kryetari i Degës së Partisë Demokratike Devoll, Kryetari i Degës së Partisë Demokratike Fushe-Krujë, Kryetari i Degës së Partisë Demokratike Paskuqan dhe Kryetari i Degës 1 në Tiranë. Këta 5 kryetarë kanë shfaqur një shqetësim të tyre në lidhje me Kuvendin Kombëtar të PD, janë dëgjuar me shumë respekt edhe pse ishin pakicë në mbledhje, janë respektuar, mendimi i tyre është dëgjuar me shumë vëmendje, janë sqaruar për çdo çështje që kanë kërkuar sqarim, sikundër detyra e çdo demokrati që është në PD për t’i shërbyer interesit të demokratëve dhe nëpërmjet kësaj, interesit të Shqipërisë, është të sqarojë të gjithë anëtarët e PD për çdo çështje apo pikëpyetje që mund të kenë për çështje të ndryshme.

LAJMI KRYESOR: Krerët e degëve në seli për Kuvendin, Basha paralajmëron Berishën: Do përjashtohesh!

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gazment bardhi gazment bardhi

Sondazh

Poll