Politike

I del kundër Bashës/ Kreu i PD në Vlorë: Vendimi është marrë, mblidhemi në 11

17 Nëntor 2021, 20:40 Nga DOSJA
I del kundër Bashës/ Kreu i PD në Vlorë: Vendimi

TIRANË- Kryetari i degës së PD-së së Vlorës Genc Deromemaj u deklarua hapur se do të marrë pjesë në Kuvendin demokrat të 11 dhjetorit. Pas mbylljes së mbledhjes së kryetarëve të degëve të PD-së me kryedemokratin Lulzim Basha, Deromemaj konfirmoi se 75% e delegatëve të PD-së së Vlorës kanë firmosur pro-kuvendit të thirrur nga Berisha.

Ai i qëndroi parimit se vendimet e anëtarësisë së thjeshtë janë më të forta se të strukturave të tjera të partisë. Deromemaj nuk iu frikësua përjashtimit të mundshëm nga PD-ja.

Prononcimi i Genc Deromemajt për mediat:

Ishte një çështje organizative e thirrur nga kryesia e Kuvendit në datën 18. Do të doja të thoja se ky kuvend tashmë ësthë zgjidhur, këtë vendim e kanë marrë delegatët me të drejtë vote në Shqipëri. Diskutimet  tjera s’kanë vlerë. Vendimi i delegatëve të mandatuar nga anëtarësia e thjeshtë prevalon mbi çdo lloj vendimi të çdo strukture tjetër të PD-së. Edhe për një arsye tjetër se kuvendi është thirrur në ditëlindjen e Partisë Demokratike është bërë para se të mblidhej kryesia për të vendosur për Kuvendin Kombëtar.

Për sa i përket pyetjes tuaj nëse janë bërë kërcënime, jo. Kryetari thjesht na kujtoi të drejtën e tij për të ushtruar të drejtat e tij për të marrë masa për çdo njeri që nuk do të respektojë vendimet.

Nëse përjashtimi im apo i kolegëve të mi do të sjellë të mirën e PD-së, le të bëhet. Por, besoj se përjashtimi i anëtarit më të thjeshtë nuk e ndihmon situatën e PD-së.

Unë do të shkoj në Kuvendin  e thrrirur nga delegatët. Janë njerëzit punojnë përditë në drejtimin e partisë në degët tona.

Në dijeninë time janë mbi 75%, janë të kontrolluar, edhe nga unë vetë. Mund t’ju them me bindje absolute, se kanë frmosur me vetëdije se për Kuvendin e 11.


LAJMI KRYESOR:
Krerët e degëve në seli për Kuvendin, Basha paralajmëron Berishën: Do përjashtohesh!

(d.v.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll