Politike

Duma: Berisha as vetë nuk e mendon se mund të bëhet kryeministër

17 Nëntor 2021, 20:42 Nga DOSJA
Duma: Berisha as vetë nuk e mendon se mund të bëhet

TIRANË – Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma beson se ish-kryetari i PD-së Sali Berisha nuk e mendon se mund të bëhet sërish kryeministër i Shqipërisë.

Në një intervistë për “A2 CNN”, deputetja demokrate thekson se qëllimi i ish-kryeministrit është të demonstrojë se selia blu i përket atij.

“Sali Berisha as vetë nuk e mendon se mund të jetë kryeministër i vendit. Unë e njoh aftësinë e tij politike, duhet vlerësuar për këtë, por ai e di shumë mirë që kjo nuk ndodh. Qëllimi është që të tregojë se kjo parti është e tij”, u shpreh Duma.

Më tej, ajo nënvizon se Berisha ka ndryshuar qëndrimet e tij në fillimet e “Foltores” ai nuk pretendonte postin e kryetarit të PD-së, por më pas ndryshoi mendim.

“Nga njëra anë, në Foltore ka individë që argumentojnë që PD-ja ka disa çështje për t’u zgjidhur, por nuk thonë thelbin, që në themel diskutimi është që Sali Berisha të bëhet kryetari i partisë dhe të jetë kandidati për kryeministër. Foltorja nuk nisi kështu, por nisi me një kundërvendim ndaj vendimit të SHBA-së. Në takimet e para të Foltores, Sali Berisha e përjashtonte veten si kryetar i partisë. Evolimi e ka çuar ngjarjen që Berisha të ndryshojë”, shton Duma.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike foltorja e berishes grida duma sali berisha non grata foltorja e berishes grida duma sali berisha non grata

Sondazh

Poll