Aktualitet

Aksident në Milot/ Përplasen dy mjete, lëndohet një shofer, përfundon tek Trauma

17 Nëntor 2021, 18:43 Nga DOSJA
Aksident në Milot/ Përplasen dy mjete, lëndohet një shofer,

LAÇ- Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Laç, ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën në Milot.

Mjeti tip “Benz” dhe një kamionçinë janë aksidentuar dhe si pasojë, njëri prej drejtuesve është transportuar menjëherë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

Paraprakisht raportohet se makina duke tentuar të shmangë përplasjen, ka marrë përpara disa fuçi që ndodheshin në anë të rrugës. Ndërkohë që Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne lac laç aksident ne lac laç

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Nëntor 2021, 18:26

Zjarri te Fresku, të lënduar lehtë tre persona

TIRANË- Nga zjarri në katin e dytë të një pallati në zonën e njohur si ‘Fresku’ në Tiranë janë lënduar lehtë tre persona. Mësohet se tre të lën...