Aktualitet

Ngjarja që tronditi Shqipërinë, vrasja e Mateo Vasiut pasqyrohet në mediat greke

17 Nëntor 2021, 16:29 Nga DOSJA
Ngjarja që tronditi Shqipërinë, vrasja e Mateo Vasiut pasqyrohet

GREQI – Lajmi i vrasjes makabre të Mateo Vasiut nga fqinji i tij Klodian Çalamani është pasqyruar dhe në mediat greke. Njëra prej tyre “Politis” ka raportuar krimin e tmerrshëm të ndodhur në fshatin Greçalli të Fierit.

Disa prej mediave greke kanë pasqyruar si më poshtë vrasjen e 8-vjeçarit Vasiu nga fqinji i tij Çalamani në banesën e këtij të fundit:

“The TOC” e raporton ngjarjen e tmerrshme me titullin “Vrasje horror në Shqipëri: Fqinji vret djalin 8-vjeçar të fqinjit – E gropos në oborr”.

“NEWPOST” e pasqyron lajmin:“Horror në Shqipëri – Rrëmbeu dhe vrau me lopatë fëmijën 8-vjeçar të fqinjëve”.

“Oilenews” jep lajmin me titullin: “Vrasja brutale e 8-vjeçarit në Shqipëri: Fqinji e vrau”.

“Politis” shkruan:  “Horror në Shqipëri: Vret djalin 8-vjeçar të fqinjëve të tij me lopatë”.

“MEGA TV” shprehet:  “Shqipëri – Vrasje brutale e një djali 8-vjeçar nga fqinji”.

Më poshtë ju sjellim dhe artikullin e “Politis” për vrasjen makabër të ndodhur dje në Fier.

 

Lajmi i “Politis” për vrasjes e Mateo Vasiut

Banorët e fshatit Greçalli në Fier janë të shokuar pas vrasjes horror të një djali 8-vjeçar, i cili vdiq tragjikisht në duart e fqinjit.

Sipas “albaniandailynews.com”, vrasësi 38-vjeçar, i cili më parë ka qenë i arrestuar, e rrëmbeu fillimisht 8-vjeçarin dhe më pas e vrau atë.

Deri tani, policia bën me dije se zhdukja e 8-vjeçarit ndodhi në orën 9:00 të mëngjesit të së martës, ndërsa 38-vjeçari e kishte mbyllur djalin në shtëpi.

Prindërit e fëmijës denoncuan zhdukjen e tij 6 orë më vonë kur djali nuk u kthye në shtëpi.

Policia, pasi filloi kërkimet në shtëpinë e Klodian Kallamanit, gjeti trupin e djalit të mbuluar me dhe në oborrin e shtëpisë.

Vrasësi rrëfeu në polici krimin brutal, ndërsa shumë qytetarë kërkojnë hakmarrje dhe dënim me vdekje për 38-vjeçarin pas publikimit të fotos.

Fëmija është parë për të herë të fundit i gjallë duke përdorur biçikletën e 38-vjeçarit, ndërsa fqinjët thonë se e kanë parë për herë të fundit viktimën të hynte në shtëpinë e vrasësit.

Mediat shqiptare raportojnë se 38-vjeçari jetonte i vetëm pasi babai dhe vëllai i ti qëndrojnë në burgjet e Greqisë, kurse e ëma jeton në Shkup.

Marrë nga “Politis”

LAJMI KRYESOR: HORRORI në Fier! Përcillet mes lotësh Mateo, banorët: E ka përdhunuar (ZHVILLIMET)

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet klodian çalamani vrasje në fier klodian çalamani vrasje në fier

Sondazh

Poll