Aktualitet

“O Marjus…”/ Del videoja e vrasjes në Greqi të shqiptarit nga Delvina (MOMENTI)

17 Nëntor 2021, 17:32 Nga DOSJA
“O Marjus…”/ Del videoja e vrasjes në Greqi të

GREQI– Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit të atentatit të biznesmenit shqiptar, Marjus Diamanti 37 vjeç, mbrëmjen e djeshme në Nicë të Greqisë. Siç duket edhe nga pamjet që kanë kapur kamerat e sigurisë të biznesit të të ndjerit, mjeti tip “BMW” është afruar në dukje për t’u furnizuar me karburant, por në një moment dikush e ka thirrur në emër 37-vjeçarin.

I zënë në bisedë me dy punonjësit e tij, Diamanti ka kthyer kokën, ndërsa nga xhami i pasmë i mjetit ka dalë qyta e një kallashnikovi që ka shtënë ndaj tij me dhjetra herë. Për të shënjestruar viktimën duket se nuk kishte shumë vend as për precizion, pasi ishte vetëm disa centimetra larg mjetit të autorëve.

Ndërkohë nga momenti duket qartë edhe si vrapojnë edhe dy punonjësit e tjerë, për të cilët nuk raportohet se janë të plagosur. Por ndryshe ka qenë fati i të afërmit të viktimës, Jurgen Bajrami, i cili është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Biznesmeni 37-vjeçar nga Delvina Mario Diamanti ishte pronar i karburantit dhe person me precedent të mëparshëm penal. Ai ka qenë i arrestuar për vrasjen e një shqiptari në vitin 2010 në Athinë, por u lirua më pas pasi nuk u provua dot nëse ishte ai ekzekutori, por mbi ‘supet’ e tij rëndon edhe akuza për trafik droge. Aktualisht pistat dyshohet se kanë lidhje me larjen e hesapeve mes bandave, por nuk përjashtohet mundësia e porositjes së sulmit nga Shqipëria. Ndërkohë që flitet e viktima kishte dhe një borxh prej 200 mijë eurosh.

SHIKO EDHE:

VD/ Kamerat kapin “BMW” e vrasësve duke shkuar për të ekzekutuar shqiptarin në Greqi

FOTO/ Ky është shqiptari i vrarë në Greqi!Së shpejti do bëhej baba,e shkuara e errët

(k..m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet jurgen bajrami mario diamanti vritet shqiptari ne greqi jurgen bajrami mario diamanti vritet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll