Aktualitet

Makina merr flakë në rrugë, shpëton 25-vjeçari në Shkodër

17 Nëntor 2021, 17:37 Nga DOSJA
Makina merr flakë në rrugë, shpëton 25-vjeçari

SHKODËR – Një makinë “Audi” është djegur në aksin rrugor Koplik i Sipër-Dragovoi. Për fatin e mirë, 25-vjeçari K.J., drejtuesi i makinës ka dalë menjëherë nga automjeti dhe nuk ka pësuar asnjë dëmtim, ndërsa makina është shkrumbuar plotësisht.

Dyshimi i parë është se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndije elektrike në baterinë e makinës.

NJOFTIMI 
Rreth orës 15:00, në rrugën Koplik i Sipërm-Dragovoi, mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin K. J., 25 vjeç banues në Lezhë, ka marrë flakë, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike. Drejtuesi i mjetit ka dalë nga makina dhe nuk ka pësuar dëmtime, ndërsa mjeti është djegur plotësisht si pasojë e përhapjes së flakëve. Paraprakisht dyshohet se shkaku ka qenë një shkëndijë elektrike në baterinë e mjetit.

(d.v/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet digjet makina shkoder digjet makina shkoder

Sondazh

Poll