Aktualitet

Zjarri tek Fresku/ Policia sqaron ngjarjen: S’ka të lënduar, vetëm dëme materiale

17 Nëntor 2021, 17:43 Nga DOSJA
Zjarri tek Fresku/ Policia sqaron ngjarjen: S’ka të lënduar,

TIRANË– Policia e Shtetit ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me zjarrin e rënë në katin e dytë të një pallati në periferi të Tiranës. Mësohet se zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale, pasi banorët e pallatit ishin evakuuar menjëherë nga forcat zjarrfikëse. Ndërkohë që tani ka nisur puna për të mësuar shkakun e zjarrit, pasi paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për shpërthimin e një bombule gazi. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Me datë 17.11.2021, rreth orës 18:20 në rrugën “Fadil Deliu”, ka rënë zjarr në katin e dytë të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale. Sherbimet e Policisë bënë evakumin e menjehershëm të banorëve të pallatit. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

LAJMI KRYESOR: Zjarr në një apartament në katin e dytë të pallatit te Fresku, brenda ka njerëz

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet tirane zjarr ne tirane tirane zjarr ne tirane

Sondazh

Poll